image PDK deklarohet nëse do ta votojnë nesër Qeverinë Hoti

Politikë

PDK deklarohet nëse do ta votojnë nesër Qeverinë Hoti

news image

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka mohuar raportimet e mediave se disa nga deputetët e PDK-së do ta votojnë nesër Qeverinë Hoti.

Bytyqi ka shkruar në profilin e tij në Facebook se PDK nuk ka votë për asnjë qeveri, ku ajo nuk udhëheq me të.

Postimi i tij i plotë:

PDK nuk ka votë për asnjë qeveri, ku ajo nuk udhëheq me të. PDK do të jetë opozitë e çdo qeverie që del pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Lajmet për kinse “vota të PDK-së për qeverinë Hoti” janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. /Gazeta Sinjali/