image Patën mosmarrëveshje gjatë orës mësimore, rrahen dy nxënës në Mitrovicë

Siguri

Patën mosmarrëveshje gjatë orës mësimore, rrahen dy nxënës në Mitrovicë

news image

Një 18-vjeçar është arrestuar dje në rrugën ‘UÇK’ në Mitrovicë, pasi që ka sulmuar fizikisht shokun e tij të klasës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rrahja ka ndodhur brenda objektit të shkollës së mesme të Mjekësisë ‘Xheladin Deda’, pas një mosmarrëveshjeje verbale që dy nxënësit kishin pasur gjatë orës së mësimit.

Sinjali mëson se i dyshuari pas përfundimit të mësimit ka goditur me grusht viktimën, por ky i fundit nuk ka kërkuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të të cilit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/