image Pasi konfirmoi pensionimin, Khabib tregon profesionin e ri

Sporte Luftarake

Pasi konfirmoi pensionimin, Khabib tregon profesionin e ri

news image

Khabib Nurmagomedov mbrojti titullin e kampionit të botës në pesha të lehta në UFC duke mposhtur Justin Gaethjen.

Ai pas meçit njoftoi pensionimin nga ky sport me një rekord 29:0, shkruan Sinjali Sportiv.

Tashmë ai ka zbuluar profesionin e tij të ardhshëm. Khabib njoftoi se ai do të punojë si trajner në vitet e ardhshme.

“Ka shumë luftëtarë të rinj të cilëve unë mund t’ua transmetoj njohuritë e mia. Ekipi im do të jetë përsëri në majë, unë do t’ju ndihmoj. Unë do të punoj si trajner në vitet e ardhshme” – tha Khabib.

/Sinjali Sportiv/