image Pas vizitës në Kosovë, Lajçak nesër në Serbi takohet me Vuçiqin

Politikë

Pas vizitës në Kosovë, Lajçak nesër në Serbi takohet me Vuçiqin

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet nesër në Beograd me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Për takimin e nesërm mes Lajçakut dhe Vuçiqit, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve serbe, Tanjug.

Lajçak këtë javë vizitoi Kosovën ku u takua me zyrtarë të lartë të shtetit të Ksosovës.

Ai ka thënë që pas takimit me palën serbe do ta caktojë një datë ku do të takohet delagacioni i Kosovës me atë të Serbisë./ Gazeta Sinjali/