image Gërvalla pas vendimit për targat: Tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë

Politikë

Gërvalla pas vendimit për targat: Tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me homologun e saj slloven, Anze Logar, me të cilin folën për vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë.

Gërvalla tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel dhe se tensioni i shkaktuar duhet të shihet si veprim i njëanshëm i Serbisë.

Nga ana e tij kryediplomati slloven theksoi qëndrimin mbështetës të Sllovenisë karshi integrimit evropian të Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Kujtojmë se Gërvalla është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/GazetaSinjali/