image Pas vdekjes së princit Philip, për sa kohë vishet me të zeza mbretëresha?

Botë

Pas vdekjes së princit Philip, për sa kohë vishet me të zeza mbretëresha?

news image

Tradita e zisë mbretërore nisi menjëherë sapo Duka i Edinburgut ndërroi jetë më 9 prill në moshën 99-vjeçare.

Ekziston një protokoll i rreptë kur bëhet fjalë për atë që duhet të veshë familja mbretërore kur vdes një anëtar.

Zija do të zgjasë 8 ditë që nga momenti i vdekjes së anëtarit, por Mbretëresha do të ketë një zgjatje të periudhës prej 30 ditësh.

Këto rregulla janë marrë shumë seriozisht nga anëtarët e familjes mbretërore, sipas Matthew Storey, kurator në Historic Royal Palaces.

Ai tha se: “Veshja e rrobave të zeza ka qenë pjesë e kulturës mbretërore europiane për shekuj me radhë, por arriti kulmin në shekullin e 19-të me ndikimin e mbretëreshës Victoria, e cila vendosi standard për pjesën tjetër të shoqërisë për t’u ndjekur. Të vejave u kërkohej të vishnin të zeza, pastaj ngjyra pak më të hapura se e zeza, për të paktën tre vjet, derisa të ishin në gjendje të vishnin rroba me ngjyra”.

Mbretëresha Elizabeth njihet për veshjet e saj plot ngjyra të ndezura, kështu që zija e saj do të bie shumë në sy gjatë kësaj periudhe.

/GazetaSinjali/