image Pas vdekjes së George Floyd, Rita Ora kërkon zbardhjen e vrasjes së polices Breonna Taylor

Bota e Yjeve

Pas vdekjes së George Floyd, Rita Ora kërkon zbardhjen e vrasjes së polices Breonna Taylor

news image

Pas vrasjes së George Floyd, janë rikthyer thirrjet për zbardhjen e vrasjes së polices, Breonna Taylorin, e cila sot do të duhej të festonte ditëlindjen e saj të 27-të.

Zbardhjen e vrasjës së gruas me ngjyrë e ka kërkuar edhe këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, transmeton Gazeta Sinjali.

Taylor ishte qëlluar për vdekje nga policia e SHBA-së në shtëpinë e saj, në mars të këtij viti.

Këngëtarja Rita Ora ka publikuar foto të Taylor duke shkruar se asnjë nga oficerët që kanë qenë të involvuar në vrasjen e saj nuk janë arrestuar.

“Sot do të mbushte 27 vjet Breonna Taylor. Asnjëri nga oficerët e involvuar në vdekjen e saj nuk janë arrestuar ose suspenduar. Kjo duhet të ndryshojë! Breonna meriton drejtësi! Tërhiqe vegzën për të nënshkruar peticionin”, ka shkruar këngëtarja. /Gazeta Sinjali/.