image Pas talljes për maskë, Biden e quan Trumpin “budalla absolut”

Botë

Pas talljes për maskë, Biden e quan Trumpin “budalla absolut”

news image

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka quajtur budalla absolut kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, pasi ky i fundit ishte tallur me dukjen e kandidatit demokrat me maskë në fytyrë.

“Ai është budalla. Një budalla absolut që flet ashtu”, tha Joe Biden të martën gjatë një interviste, shkruan “Daily Mail”.

Kjo pasi, sipas tij, presidentët janë të thirrur të udhëheqin e jo të përfshihen në budallallëqe.

“Të gjithë mjekët udhëheqës në botë thonë se ne duhet të vendosim maska kur jemi në turmë”, tha Biden.

I pyetur se çfarë simbolizon vendosja e maskës, Biden u përgjigj: “Lidership. Ajo që përfaqëson dhe projekton është lidershipi.”

Sidoqoftë, presidenti Trump të martën mohoi se është tallur që Bideni ka vendosur maskë, kur një gazetar me maskë e pyeti për këtë çështje. Trumpi tha se nuk po mund ta dëgjojë pyetjen dhe kërkoi nga gazetari që ta largonte maskën.

“Ti dëshiron të jesh politikisht korrekt”, tha Trumpi. “Jo. Unë vetëm dua ta vendos maskën”, ia ktheu gazetari./Gazeta Sinjali/