image Pas takimit me Bislimin nuk e përmendi emrin e Kosovës, Lajçakun e vërshojnë komentet me kritika

Politikë

Pas takimit me Bislimin nuk e përmendi emrin e Kosovës, Lajçakun e vërshojnë komentet me kritika

news image

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropain për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pasur dje një bashkëbisedim virtual me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi të cilit i është referuar si numri dy i qeverisë por pa e përmendur Kosovën, për të cilën ka pasur kritika të shumta nga komentuesit në Twitter.

Pjesëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë kanë kritikuar Lajçakun pse nuk e përmendi qeverinë e Kosovës pjesë e së cilës është edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Diplomatit sllovak i është thënë se nuk mund të pretendojë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nëse nuk e përmend shtetin e Kosovës në postimet e tij.

Emisari i BE-së, ka shkruar në Twitter se ka pasur një bashkëbisedim me Besnik Bislimin dhe është pajtuar që të bisedojnë sërish së shpejti.

Besnik Bislimi është ngarkuar nga kryeministri Albin Kurti që të merret edhe me dialogun Kosovë-Serbinë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet që të rifillojë por ende nuk ka një datë apo muaj të saktë se kur palët do të ulen në tavolinën e bisedimeve.

/Gazeta Sinjali/