image Pas skandalit “BarçaGate”, Bartomeu paraqitet në gjykatë

Futboll

Pas skandalit “BarçaGate”, Bartomeu paraqitet në gjykatë

news image

Josep Maria Bartomeu është paraqitur në gjykatë për skandalin “BarçaGate” që u publikua në vitin e kaluar.

Ish-presidenti i Barcelonës thuhej se kishte punësuar një kompani që do të shkatërronte imazhin e shumë personave në klub, kryesisht kundërshtarë të tij.

Në mesin e tyre ishte edhe Lionel Messi, që në muajin gusht të vitit 2020 ofroi letrën për largim nga klubi.

Sidoqoftë, në mëngjesin e së hënës, policia e Spanjës ka kryer një bastisje në zyrat e Barcelonës, duke e arrestuar Bartomeun dhe dy drejtorë të tjerë.

Ish-kreu i klubit qëndroi në paraburgim, derisa duket se do të mbrohet në liri për skandalin.

Pas largimit nga gjykata, një tifoz iu afrua Bartomeut, duke publikuar më pas një video në rrejtët sociale. /Gazeta Sinjali Sport/