image Pas situatës me zjarre Mehaj me apel për qytetarët: Denonconi keqbërësit

Siguri

Pas situatës me zjarre Mehaj me apel për qytetarët: Denonconi keqbërësit

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas zjarreve të fundit që kanë kapluar vendin ka apeluar tek qytetarët që të denoncojnë në organet kompetente secilin person që mund të bëjë ndonjë abuzim të mundshëm më zjarre, shkruan Gazeta Sinjali.

Mehaj ka njoftuar se ministria që ai udhëheqë është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar me zjarre në disa vende.

Ai tregoi se që nga dita e parë e shpërthimit të zjarreve në disa lokacione, ka angazhuar njësitet e specializuara për reagim në lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit

“Gjithashtu, ju ftoj që nëse vëreni ndonjë abuzim të mundshëm të denoncojnë në organet përgjegjëse keqbërësit dhe personat e pakujdesshëm. Krahas bashkëpunimit tuaj me njësitë tona të FSK-së në operacione, kjo do të ishte ndihmë e madhe nga ana juaj”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,

Në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes, për shkak të shtimit të vatrave të zjarrit në disa lokacione të vendit, ju njoftoj se Ministria e Mbrojtjes nga autoritetit i saj, është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar.

Gjithashtu, që nga dita e parë e shpërthimit të zjarreve në disa lokacione, ka angazhuar njësitet e specializuara për reagim në lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Apeloj te qytetarët për shtim të kujdesit në shpenzimin racional të ujit, të mos ndezën zjarre në ambiente të hapura dhe të mos hedhen gjësende potenciale që mund të shkaktojnë zjarret.

Gjithashtu, ju ftoj që nëse vëreni ndonjë abuzim të mundshëm të denoncojnë në organet përgjegjëse keqbërësit dhe personat e pakujdesshëm. Krahas bashkëpunimit tuaj me njësitë tona të FSK-së në operacione, kjo do të ishte ndihmë e madhe nga ana juaj.

Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë është në gatishmëri dhe veprim të plotë për të menaxhuar, tejkaluar dhe sanuar gjendjen e krijuar.

/Gazeta Sinjali/