image Pas raportimit të Sinjalit, aktivizohet Policia për rrahjen e dy vajzave në shkollën e Gjakovës

Siguri

Pas raportimit të Sinjalit, aktivizohet Policia për rrahjen e dy vajzave në shkollën e Gjakovës

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë publikoi pamjet e rrahjes mes dy nxënëseve në shkollën e mesme ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë. Vajzat që u kapën mes vete, duke sulmuar njëra-tjetrën me shuplaka e grushte, për motive ende të panjohura vijojnë mësimin në vitin e parë në këtë shkollë. Nga shkolla e kanë konfirmuar që rasti ka ndodhur dje, por që nuk e kanë raportuar në Polici. Megjithatë pas raportimit të Sinjalit, Policia është aktivizuar.

Burimet nga Prokruroia thonë se Policia sot ka shkuar te shkolla e mesme, ku u rrahën vajzat, të cilat më pas janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për incidentin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Sulm”, teksa si provë e rastit janë marrë pamjet e publikuara në Sinjali.

Ndryshe, nga shkolla përleshjen e kanë quajtur vetëm konflikt të çastit, duke ua arsyetuar se prindërit e të miturave janë njoftuar dhe kështu sipas tyre rasti është sqaruar.

Madje në përgjigje thuhet se shkolla e ka rregulloren, duke arsyetuar mosraportimin e përleshjes.

“Është sqaru problemi ne mes të nxënësve që kanë pas konflikt, i cili ka qenë i qastit. U janë thirr prindërit dhe jan sqaru pse ka ndodhur ai incident. Nuk e dini ju a është njoftuar policia, pasi shkolla e ka rregulloren e vet, jan njoftuar prindërit pasi ato janë të mitura.”

/GazetaSinjali/