image Pas kritikave për fjalimin në Forumin e Dubrovnikut reagon Gërvalla: Mediat po tjetërsojnë fjalët e mija

Politikë

Pas kritikave për fjalimin në Forumin e Dubrovnikut reagon Gërvalla: Mediat po tjetërsojnë fjalët e mija

news image

Pas kritikave të marra për fjalimin në Forumin e Dubrovnikut, ka reaguar vetë ministrja Gërvalla, shkruan Gazeta Sinjali.

Gërvalla ka akuzuar mediat se që nga marrja e detyrës disa media e kanë pasur për qëllim që t’i tjetërsojnë fjalët e saja, gjë që e kanë bërë edhe sot.

“Që nga marrja e detyrës si Ministre e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, portale të caktuara mediale fjalët e mia jo rrallë i kanë paraqitur në formë aq të tjetërsuar, sa krijohet përshtypja të jetë thënë pikërisht e kundërta e asaj që është thënë në të vërtetë.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe sot dhe një qasje e tillë është për keqardhje”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

që nga marrja e detyrës si Ministre e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, portale të caktuara mediale fjalët e mia jo rrallë i kanë paraqitur në formë aq të tjetërsuar, sa krijohet përshtypja të jetë thënë pikërisht e kundërta e asaj që është thënë në të vërtetë.

Kritika është e mirëseardhur dhe e domosdoshme. Fabrikimi i lajmeve të rreme dhe mashtrimi i opinionit nuk është në rregull dhe nuk i bën nder as atyre që i publikojnë, dhe as atyre që më pas mezi presin t’i komentojnë mashtrimet e tilla.

Gabime të tilla mund të evitohen shumë lehtë duke komentuar vetëm atëherë, kur dihet burimi dhe përmbajtja e tekstit të plotë./Gazeta Sinjali/