image Pas heqjes së reciprocitetit, futet kamioni i parë me mallra nga Serbia në Kosovë

Siguri

Pas heqjes së reciprocitetit, futet kamioni i parë me mallra nga Serbia në Kosovë

news image

Kamioni i parë me tabela të Serbisë është futur në Kosovë në ora 13:50, pas vendimit të qeverisë për heqjen e reciprocitetit me Serbinë.

Shoferi i kamionit të parë, Vukasin Vukasinovic nga Prijepolje tha se ka pritur më shumë se 12 orë në pikën kufitare në Jarinjë, transmeton Gazeta Sinjali.

Vukasinovic tha se edhe disa kamionë të tjerë janë duke pritur për të hyrë në Kosovë, dhe shoferët shpresojnë se vendimi për heqjen e reciprocitetit do të thotë se do të normalizohet transporti i mallrave. /Gazeta Sinjali/.