image Pas fitores së mbrëmshme, Markut ia thur disa vargje edhe Albin Kurti

Sporte Luftarake

Pas fitores së mbrëmshme, Markut ia thur disa vargje edhe Albin Kurti

news image

Triumfit të Florian Markut kundër Rylan Charlton siç duket ju ka gëzuar edhe Albin Kurti, shkruan Sinjali Sport.

Kurti ka thënë se boksit profesionist po i shtohet edhe një kampion shqiptar.

Po ashtu, Albin Kurti e cilësoi triumfin e Markut si fitore të jashtëzakonshme.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

Boksit profesionist ndërkombëtar po i shtohet edhe një kampion shqiptar. Florian Marku dje vazhdoi rekordin e tij pa humbje me një fitore të jashtëzakonshme. I përgatitur mirë, i vendosur dhe i disiplinuar. Suksesi i tij i mbrëmshëm na gëzoi të gjithëve. I uroj Florianit fitore të njëpasnjëshme dhe karrierë të gjatë e të suksesshme./Sporti në Sinjali/