image Pas dy ditësh seanca, sot merret vendimi për Erion Veliajn

Shqipëri

Pas dy ditësh seanca, sot merret vendimi për Erion Veliajn

news image

Pas dy dite seanca, Apeli i GJKKO sot pritet që të shpallë vendimin për ndryshimin ose jo të masës së sigurisë për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, raporton Gazeta Sinjali.

Seanca pritet të fillojë nga ora 10:00, me ç’rast edhe do të jepet vendimi.

Po ashtu, Gjykata e Apelit përveç Veliajt ka shtyrë për sot dhënien e vendimit edhe për biznesmenët Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi, të cilët kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë.

Shtyrja e seancës është bërë për shkak se trupa gjykuese ka kërkuar kohë që të njihet me provat e reja, të paraqitura në seancë nga prokurorët e çështjes, Ols Dado dhe Altin Dumani, si dhe kundër-argumentet e palës mbrojtëse si dhe të vetë Erion Veliajt.

/GazetaSinjali/