image PSD e "shpërblen" ministrin Bislimi me çmimin Nobel për ekonomi

Kosovë

Politikë/ PSD e “shpërblen” ministrin Bislimi me çmimin Nobel për ekonomi

news image

Partia Socialdemokrate sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës kanë vendosur një pankartë me fotografinë e ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, e improvizuar me çmimin “Nobel” për ekonomi.

Natyra Kuçi, pjesmarrëse e këtij aksioni tha se ketë “Çmim Nobel” po ia ndajnë ministrit për deklaratat e tij rreth uljes se papunësisë në Kosovë.

“Pas sukseseve të njëpasnjëshme në muzikë e judo, pas Rita Orës, Dua Lipës e Majlinda Kelmendit, jemi mbledhur për të shënuar një zbulues epokal të ekonomisë. Nga sot çmimi nobel për ekonomi do të quhet çmimi Besnik Bislimi. Si mund të mos i atribuohet ky çmim një personi i cili para disa ditësh tha se papunësia është ulur 6.6. % e mbrëmë tha se këto shifra shënojnë edhe më lartë , në 7.1%. Në Gjakovë thonë t’u rritë mendja ndash me thye qafen”, deklaroi ajo.

Ditë më parë ministri në detyrë  Financave të Kosovës, Besnik Bislimi tha se është ulur papunësia në Kosovë me 6.6 për qind, ndërsa në zyrat e punësimit në Kosovë kanë aplikuar 32 mijë e 377 persona për të kërkuar punë./GazetaSinjali/