image Pas 9 ndeshjeve, Arsenali më në fund kthehet te fitorja

Futboll

Sport/ Pas 9 ndeshjeve, Arsenali më në fund kthehet te fitorja

news image

Arsenali më në fund është kthyer te fitorja, pas një serie të gjatë të ndeshjeve pa e shijuar fitoren. Kjo njëherit ishte fitorja e parë e trajnerit të përkohshëm Freddie Ljungberg në udhëheqje të ekipit, pas shkarkimi të Unai Emery.

‘Gunners’ kanë triumfuar me përmbysje – me rezultat 1:3 në udhëtim në “London Stadium” në derbin lokal kundër West Hamit.

Gjithçka nisi keq për Arsenalin, kur vendasit kaluan në epërsi përmes Ogbonnas, shtatë minuta para fundit të pjesës së parë.

Por, Arsenali u këndell në pjesën e dytë, duke i shënuar plot tre gola në harkun e nëntë minutave.

Fillimisht Gabriel Martinelli realizoi për 1:1 në minutën e 60-të, derisa Nicolas Pepe “shpërtheu” brenda tre inutave [66′ e 69′], me gol e asist, ku shënoi edhe Aubameyangu.

Në të gjitha garat, kjo ishte fitorja e parë në 9 ndeshje për Arsenalin – e fundit e regjistruar në Europa League, ndaj Vitoria Guimaraesit më 24 tetor.

Ndërkaq, fitorja e fundit e Topçinjve ishte dy muaj më parë, më 6 tetor kundër Bournemouthit.

Arsenali pas 16 xhirove, tani është ngjitur nga pozita e 11-të në të nëntën, me gjithsej 22 pikë. West Hami është në pozitën e 16-të me po aq pikë.