image Arrestohet pas 5 muajsh pejani që vodhi mbi 6 mijë euro në Mitrovicë

Siguri

Arrestohet pas 5 muajsh pejani që vodhi mbi 6 mijë euro në Mitrovicë

news image

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë pas 5 muajsh një qytetar nga Peja, i cili dyshohet se ka kryer një vjedhje të rëndë në Mitrovicë. G.D., 39-vjeçar, dyshohet se në muajin qershor ka vjedhur një shumë të parave në vlerë me 6 mijë e 500 euro dhe një telefon, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka bërë të ditur se G.D., më 26 qershor në rrugën “Evlia Qelebia” kishte thyer dritaren e një automjeti, ku kishte vjedhur një çantë krahu me një shumë të parave në vlerë me 6 mijë e 500 euro dhe një telefon Iphone 6.

I dyshuari për “Vjedhje të rëndë” është dërguar në mbajtje për 48 orë. /GazetaSinjali/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.