COVID-19
Të infektuar
55.135Të shëruar
48.572Të vdekur
1.399Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka njoftuar sonte se ka tërhequr nga qeveria ministrat e partisë së tij “Italia Viva”, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.
Pas këtij vendimi, koalicioni qeverisës mbeti pa një shumicë në parlament, duke bërë kështu që Italia të mbetet në një kaos politik teksa vendi po lufton me pandeminë COVID-19.
Renzi kërcënoi edhe më herët se partia e tij do të dilte nga qeveria, për shkak të pakënaqësive me planet e kryeministrit aktual, Giuseppe Conte, që shpenzoi miliarda euro të Bashkimit Evropian të cilat ishin dedikuar për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Ndërkohë që Renzi ka sqaruar se kjo nuk do të thotë zgjedhje të parakohshme.
“Ju nuk votoni tani, ju votoni në 2023”, thotë Renzi.
Renzi ka qenë kryeministër i Italisë nga viti 2014 deri në 2016. Ai asokohe la Partinë Demokratike dhe krijoi Italia Viva, që ka dy ministra në qeveri dhe rreth 3 për qind të votave./Gazeta Sinjali/