image Parlamenti Evropian miraton hyrjen e Kroacisë në Eurozonë, nga 1 janari euro hyn në përdorim - Sinjali

Parlamenti Evropian miraton hyrjen e Kroacisë në Eurozonë, nga 1 janari euro hyn në përdorim

news image

Parlamenti Evropian në seancën e mbajtur në Strasburg me shumicë dërmuese e ka mbështetur pranimin e Kroacisë në Eurozonë.

539 nga 632 përfaqësuesit e pranishëm kanë votuar për raportin për hyrjen në përdorim të euros  në Kroaci nga 1 janari 2023, në të cilin është vlerësuar se ky shtet i plotëson kushtet për hyrje në zonën e euros,  raporton Aljazeera.

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Qeverisë së Kroacisë që të sigurohet që pas hyrjes së Euros në përdorim të mos ketë ngritje artificiale e çmimeve.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin