image Parashikimi i motit për sot në Shqipëri, pritet të ketë reshje shiu

Shqipëri

Parashikimi i motit për sot në Shqipëri, pritet të ketë reshje shiu

news image

Moti sot në Shqipëri pritet të jetë me vranësira të cilat do të shtohen gjatë pjesës së dytë të ditës, duke sjellë reshje shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18ºC në 30ºC, në zonat e ulëta nga 22ºC në 34ºC dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 35ºC.

Në zonat malore reshjet do të jenë në formën e rrebesheve.

Era do të fryjë në drejtim veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë./Gazeta Sinjali/