image Parashikimi i motit për sot

Kosovë

Parashikimi i motit për sot

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se moti gjatë kësaj jave do të jetë i qetë, me përjashtim të ditës së sotme ku parashihet që vende-vende të ketë riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-31 gradë Celsius.

“Indeksi UV parashihet të jetë mesatar deri i lartë. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë të mira, për shkak të reshjeve të fundit dhe prezencës së elementeve aktive meteorologjike. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, njofton IHMK./Gazeta Sinjali/