image Parashikimi i motit për sot

Kosovë

Parashikimi i motit për sot

news image

Sot, ashtu si dje, do të ketë ndryshim të motit. Ky ndryshim vije si rezultat i vranësirave të dendura të cilat parashihen ta mbulojnë territorin tonë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende do të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh, por nuk do të mungojnë as intervalet me diell.

Sa u përket vlerave të temperaturave maksimale, ky institut njofton se ato do të shënojnë rënie.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Gazeta Sinjali/