image Parashikimi i motit për sot

Kosovë

Parashikimi i motit për sot

news image

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, raporton Gazeta Sinjali.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 10 gradë celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Meteorologët paralajmërojnë se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriperëndimi 1-6 m/s./Gazeta Sinjali/