image Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Kosovë

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

news image

Në javën e ardhshme do të mbajë mot i qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen vranësira dhe reshje lokale, duke përfshirë vetëm disa zona, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Nga dita e mërkurë, sipas këtij instituti, moti do të jetë më i qëndrueshëm, duke krijuar një stabilitet në troposferë, deri në vikend.

“Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse konstante me javën që lamë pas. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius. Indeksi UV do t’i mbaj vlerat e larta. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

/GazetaSinjali/