image Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosovë

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

news image

Ditëve në vijim do të ketë mot me erë dhe rënie të lehtë të temperaturave, ndërsa të enjten me mundësi për shi të dobët, shkruan Gazeta Sinjali.

Në fundjavë moti parashihet të jetë kryesisht me vranësira dhe mundësi për shi, madje të dielën mund të shoqërohen edhe me bubullima.

Temperaturat do të shënojnë rënie gjatë fundjavës.

Ndërkaq, në ditët e para të javës së ardhshme, parashihet mot i ndryshueshëm me vranësira e diell, e nga dita e martë me mundësi për të reshura shiu, e me rënie të temperaturave, njofton Prishtina Weather.

“Cilësia e ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira në ditët në vijim, vetëm në periudha të qetësisë shkurtimisht mund të kalojë në vlera mesatare”, thuhet në njoftimin e PW.

Parashikimi për pesë ditët e ardhshme:

13.5 – Paradite vranësira e mundësi për riga lokale shiu. Ditën me erë, e vranësira të shpërndara, ndërsa më vonë do të ketë edhe kthjellime.

14.5 – Kryesisht me diell dhe me erë gjatë ditës. Pasdite përreth relieveve malore zhvillime të vranësirave lokale.

15.5 – Kryesisht me vranësira e kohëpaskohe priten mundësi për reshje të dobëta shiu.

16.5 – Vranësira dhe intervale me diell. Ditën priten edhe reshje lokale shiu, vende-vende të shoqëruara edhe me bubullima.

17.5 – Pjesërisht vranët e pa të reshura. Temperaturat me tendencë të rënies edhe përgjatë fundjavës. Minimalet luhaten nga 6 gradë C deri 8 gradë C, e maksimalet zbresin në 19 gradë C deri në 16 gradë C ditën e shtunë.

Të hënën rriten deri në 13 gradë C.

Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga 8 deri 17m/s, e në fundjavë e lehtë dhe mesatare nga jugu dhe perëndimi 3-11m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet paksa e ulët nën vlera normale./Gazeta Sinjali/