image Parashikimi i motit për këtë javë, sot mund të ketë edhe shi

Kosovë

Parashikimi i motit për këtë javë, sot mund të ketë edhe shi

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë fillon me mot relativisht të qetë, por gjatë ditës parashihet të ketë vranësira të dendura të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Nga e marta e tutje, do të ketë stabilizim të motit. Mëngjeset parashihen të jenë relativisht të freskëta dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave.

“Vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës. Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënoj vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb).”

May be an image of map and text

/GazetaSinjali/