image Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Kosovë

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

news image

Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell, shkruan Gazeta Sinjali.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat herë–herë parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Gazeta Sinjali/