image Parashikimi i motit - A do ketë sot shi?

Kosovë

Parashikimi i motit – A do ketë sot shi?

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se situata meteorologjike do të vazhdojë të mbetet e paqëndrueshme.

Masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, sipas IHMK-së, krijojnë kushte për formimin e vranësirave të çrregullta të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende me shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s”, parashikon Instituti./Gazeta Sinjali/