image Paralajmëron tifozi i Feyenoord: Nëse fitojmë sonte, Tirana nuk do jetë e sigurtë

Futboll

Paralajmëron tifozi i Feyenoord: Nëse fitojmë sonte, Tirana nuk do jetë e sigurtë

news image

Jemi pak orë larg finales së Conference League mes Romës dhe Feyenoord që do nisë në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”.

Tifozët nga dita e djeshme kanë mbushur Tiranën dhe po presin me padurim 90 minutëshin që do shpallë vetëm një kampion.

Një tifoz i Feyenoord në një prononcim për “Euronews Albania” ka paralajmëruar se nëse ekipi holandez fiton sonte, Tirana nuk do të jetë e sigurt pasi ata do të festojnë deri në orët e para të mëngjesit madje do kërkojnë që tifozët italian të Romës të festojnë me ta.

“Pasi ne të fitojmë, Tirana nuk do të jetë më e sigurtë. Ne do të festojmë deri në orët e para të mëngjesit. Do të gjejmë tifozët italianë, të festojmë me ta faktin që ne fituam. Të martën do të fluturojmë drejt Roterdamit, do të festojmë edhe atje. Ushqimi është shumë i mirë, njerëzit shumë miqësore. Do të kthehem sërish,” tha tifozi holandez.

/GazetaSinjali/