image Paralajmëron ortopedi: Kurrë më mos i lani enët me ujë të ftohtë

Këshilla

Paralajmëron ortopedi: Kurrë më mos i lani enët me ujë të ftohtë

news image

Shpëlarja e enëve dhe futja e duarve në ujë të ftohtë aspak nuk u bën mirë nyjeve dhe indeve.

Specialistët e ortopedisë dhe traumatologjisë së sistemit kockor-nyjor, shpjegojnë që kjo shprehi shkakton ndryshime artrotike në nyja, tëhollim të kërceve, humbje të elasticitetit dhe dhembje.

Shpëlarja e enëve në ujë të ftohtë, posaçërisht mund të dëmtojë njerëzit të cilët vuajnë nga e ashtuquajtura sindromë e Raynaudit, për shkak të reaksionit të fuqishëm të duarve ndaj temperaturave të ulëta.

Atëherë ndodh ngushtimi i arterieve, gjë që rezulton me zvogëlimin e qarkullimit të gjakut, ku duart ftohen dhe mund të marrin ngjyrë të kaltër apo të bardhë, dhe kështu shkaktojnë dhembje dhe mpirje.

/GazetaSinjali/