image Paralajmërimi i Lajçak, në takimin e radhës Kurti -Vuçiq mund të nënshkruhet diçka

Politikë

Paralajmërimi i Lajçak, në takimin e radhës Kurti -Vuçiq mund të nënshkruhet diçka

news image

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka treguar se Albin Kurti dhe Aleksadar Vuçiq kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’u takuar përsëri në Bruksel.

Lajçak ka thënë se janë duke punuar për temat që mund të diskutohen dhe disa që mund të finalizohen. Ai nuk e përjashton mundësinë që të nënshkruhet edhe ndonjë marrëveshje.

“Ata të dy e kanë shprehur gatishmërinë për të ardhur, kurdo që ftohen. Ne kemi thënë që ata do t’i ftojmë kur të kemi substancë dhe po punojmë për këtë. Po punojmë në dokumente të ndryshme, që mund të diskutohen apo finalizohen përgjatë atij takimi. Kjo vizitë do të jetë shumë e rëndësishme për mua, që të dëgjoj nga z. Kurti, z. Bislimi dhe z. Vuçiq se çfarë progresi është bërë dhe se cilat çështje duhet të diskutohen. Mendoj se pas një jave do të jemi më të qartë se kur mund ta kemi takimin e radhës, sepse një takim sa për t’u takuar është nivel shumë i ulët i ambicies. Kjo është ajo për të cilën jemi pajtuar dhe duam që takimi i radhës të prodhojë një substancë konkrete dhe jemi duke punuar për këtë”, ka thënë Lajçak, për Gazetën Express.

/GazetaSinjali/