image Para se të fillojnë mësimin, rrahen mes vete nxënësit në Pejë

Siguri

Para se të fillojnë mësimin, rrahen mes vete nxënësit në Pejë

news image

Rrahjet mes nxënësve nuk po kanë të ndalur nëpër shkollat e Kosovës, ndërsa ende nuk janë marrë masa adekuate që ngjarje të tilla në institucione arsimore të marrin fund një herë e mirë.

Një rast i tillë Sinjali mëson se ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku tre nxënës janë rrahur mes vete, e dy prej tyre edhe kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë në Pejë kanë bërë të ditur së rasti është hapur si “lëndim i rëndë trupore”, ndërsa e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e mëngjesit të ditës së djeshme, kur edhe fillon mësimi në shkolla.

/GazetaSinjali/