image “Para 24 vitesh nuk festova dot ditëlindjen time”, Ilir Meta kujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Shqipëri

“Para 24 vitesh nuk festova dot ditëlindjen time”, Ilir Meta kujton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

news image

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili ka sot ditëlindjen, ka zbuluar një fakt interesant.

Ai ka treguar se 24 vite më parë nuk ka mundur të festoje 30-vjetorin, pasi NATO nisi ndërhyrjen në Kosovë për t’i dhënë fund luftës dhe genocidit të kryer nga shteti serb.

Ai e ka vënë theksin tek pasojat që lufta pati për gratë e Kosovës, të cilat ishin viktima të dhunës.

Postimi i plotë:

Para 24 vitesh, unë nuk pata kohë të festoja ditëlindjen time të 30-të.
Kishte filluar ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, për t’i dhënë fund gjenocidit që regjimi kriminal po ushtronte ndaj popullit të Kosovës.

Mijëra gra e vajza të Kosovës ishin viktima të dhunës.
Aksioni humanitar i NATO-s i dha popullit të Kosovës lirinë dhe i dha fund luftës në Ballkan.

Sot në Tryezën e Partisë së Lirisë “Bashkë në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri”, fjalimi i Erisës ku ajo citoi Madeleine Albright, më solli ndër mend këto kujtime.
Dëgjojeni mesazhin e Erisës!

/GazetaSinjali/