image Panik në Shqipëri për koronavirusin? Shkolla private mbyllet për dy javë

Rajon

Siguri/ Panik në Shqipëri për koronavirusin? Shkolla private mbyllet për dy javë

news image

Një shkollë private në Tiranë ka vendosur që të ndërpresë mësimin për një periudhë dy javore për shkak të zhvillimeve të fundit të ndodhur në Itali me koronavirusin.

Lajmin e ka përcjellë ish- deputeti i LSI-së Petrit Vasili, i cili shkruan se shkolla private po mbyllet edhe pse në Shqipëri nuk ka asnjë rast të infektimit me virusin e rrezikshëm.

Vasili më tutje ironizon qeverinë duke i kujtuar se Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Arsimit, se s’mund të qëndrojnë si ‘hu gardhi’ në të tilla raste.

Postimi i tij:

Përse mbyllet një shkollë private kur nuk ka asnjë rast me koronavirus dhe asnjë të dyshuar ??

Kjo është një përhapje paniku e trashë.

Ç’bën Task Forca e shëndetësisë si mundet të lejojë këtë ?

Po Ministria e Arsimit pse rri si hu gardhi??

Për Kryeministrin nuk po pyes fare se nuk ja vlen të harxhoj kohën!! /Gazeta Sinjali/