image Pamje të shëmtuara në Fushë Kosovë, mbeturinat në gjendje të mjerueshme

Sinjalizime

Pamje të shëmtuara në Fushë Kosovë, mbeturinat në gjendje të mjerueshme

news image

Hedhja e mbeturinave në mjedis konsiderohet si një problem i shëndetit publik, duke qenë një mjedis i kulturës për patogjenë të ndryshëm që shkaktojnë sëmundje. Nga ana tjetër, akumulimi i mbetjeve përbën një problem estetik, raporton Gazeta Sinjali.

Pamje të shëmtuara janë shfaqur edhe në rrugën ‘Arbëria’ në Fushë Kosovë, ku në afërsi të kontejnerëve mbeturinat janë hedhur gjithandej nëpër tokë.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar video nga atje, ku shihet se përpos kontejnerëve të mbushur plot, bërlloku është hedhur nëpër tokë duke u shpërndarë edhe më shumë nga qentë endacakë.

/GazetaSinjali/