image Pamje të rënda: Rikthehet festivali i çuditshëm, njerëzit ngulin thika dhe gjilpëra në gojë (FOTO)

Kuriozitete

Pamje të rënda: Rikthehet festivali i çuditshëm, njerëzit ngulin thika dhe gjilpëra në gojë (FOTO)

news image

Shpata, thika e dorëza çadrash shiheshin mes të tjerave, të ngulura në fytyrën e entuziastëve në pamjet e festivalit taoist vegjetarian në Tailandë, që u rikthye bujshëm pas një ndërprerjeje dyvjeçare.

Celebrimet e festivalit nëntë-ditor zhvillohen çdo vit për të nderuar ato që vendasit quajnë “Nëntë Zotët Perandorë”.

Pjesëmarrësit shmangin çdo ushqim që vjen nga kafshët dhe dedikojnë trupin e tyre për hyjnitë që do t’i mbajnë ata larg të keqes e do t’ju sjellin fat. Vullnetarët e festivalit që shpohen në faqet e tyre njihen ndryshe si “mediantë” që besohet se krijojnë një lidhje personale me zotat.

Ata aplikojnë paraprakisht për “nderin” dhe hetohen me kujdes para se t’u jepet nderi i përfaqësimit në festival, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Mediantët përgatisin veten e tyre në tempullin vendas me rrahje daullesh dhe djegie temjan, mes të cilave nisin më pas festivitetet në agim.

Besimtarët dalin nga tempulli Jor Soo Gong Naka dhe monitorohen me kujdes teksa objekte të mprehta të zgjedhura prej tyre futen ngadalë me lëkurës së faqeve.

Pamje "makabre"/ Rikthehet festivali i

Kur shpimet përfundojnë ata shoqërohen nga mbështetësit për disa kilometra në ecjen drejt një parku bregdetar.

Në kortezhin e tyre disa nga pjesëmarrësit shihen në një gjendje të lartësuar shpirtërore, teksa rrotullojnë sytë, dridhen e kërcejnë, duke shpërndarë bekime për njerëzit që i rrethojnë.

62-vjeçari Teepakorn Kerdkla, teksa priste radhën për shpimet e ndihmësave, tha: “Këtu mund të pastroj mendjen time dhe të përqendrohem në mendimet e mia”.

Pamje "makabre"/ Rikthehet festivali i

18-vjeçari spektator Chitsanuphong Tankongkoy shtonte: “Uruesit duhet të shpohen në fytyrën e tyre për të shprehur mirënjohjen ndaj zotave për të marrë urimet e tyre”.

Tradita folklorike daton prej viteve 1825, kur një trupë operistike kineze u sëmur në rajonin Phuket, sipas gojëdhanave. Rikthimi i eventit është një nxitje e mirëpritur turistike pas mbylljeve të dy viteve të fundit.

Pamje "makabre"/ Rikthehet festivali i
Pamje "makabre"/ Rikthehet festivali i

/GazetaSinjali/