image Pamje sesi hajni ia vjedh biçikletën mjekes që po punonte jashtë orarit

Botë

Botë/ Pamje sesi hajni ia vjedh biçikletën mjekes që po punonte jashtë orarit

news image

Biçikleta lidhur për rrethojat e një spitali në Leicester të Anglisë, është vjedhur nga një hajn i cili e shkëputi dhe u largua me shpejtësi.

Kjo biçikletë i përkiste një punonjëse shëndetësore, me të cilën udhëtonte çdo ditë për të shkua në shtëpi, pasi nuk ka ndonjë mjet tjetër transporti.

Gjithçka ndodhi kur ajo ishte duke punuar jashtë orarit, në mënyrë që të ndihmojë në trajtimin e të sëmurëve me koronavirus.

“Të vjedhurit e biçikletës në këtë situatë, është gjëja me e ulët që do ta bënte dikush. Mund t’i përkiste ndonjë të sëmuri, apo mjekut që do ta shëronte atë”, është thënë lidhur me ngjarjen.

Forcat e rendit janë duke e hetuar këtë vjedhje, ndërsa po bëjnë përpjekje që ta gjejnë dhe t’ia kthejnë sërish pronares.