image Pamje se si u bllokua kufiri në Vërmicë nga kosovarët që po kthehen prej pushimeve në Shqipëri

Sinjalizime

Pamje se si u bllokua kufiri në Vërmicë nga kosovarët që po kthehen prej pushimeve në Shqipëri

news image

Kolona të gjata po presin që ta kalojnë kufirin në këto momente në pikën kufitare në Vërmicë.

Gazeta Sinjali pak minuta më parë ka raportuar për këto kolona me anë të disa fotografive që ka dërguar një sinjalizues.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendime për masat e reja ndaj COVID-19, ndërsa shumë kosovarë që kanë qenë në Shqipëri për t’i kaluar pushimet kanë vendosur të kthehen në Kosovë.

Një sinjalizues ka dërguar një video në këto momente në pikën kufitare në Vërmicë, ku shihen shumë qytetarë teksa presin për ta kaluar kufirin.

Kryeministri Hoti sot ka prezantuar disa nga masat e reja pas rritjes së rasteve dhe viktimave me koronavirus në Kosovë dhe këto masa do të hyjnë në fuqi nga nesër./Gazeta Sinjali/