image Pamje se si hajni ia vjedh punëtorit trotinetin nga lokali në pikë të ditës në Prishtinë (VIDEO)

Siguri

Pamje se si hajni ia vjedh punëtorit trotinetin nga lokali në pikë të ditës në Prishtinë (VIDEO)

news image

Një rast jo fort i zakontë i vjedhjes ka ndodhur sot, në orët e mesditës, në një lokal afër sheshit “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, ku një person ka arritur t’i marrë punëtorit të lokalit një trotinet elektrik, vlera e të cilit është 500 euro.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga momenti kur hajni hyn në lokal, ulet dhe pret në rend dhe më pas vjedh trotinetin për pak minuta dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Punëtori të cilit iu vodh trotineti në një prononcim për Sinjalin ka deklaruar se nuk e ka parë të dyshuarin duke dalë nga lokali, pasi ka qenë i ulur, duke punuar.

Personi që shihet në pamjet e mëposhtme, sipas burimeve të Sinjalit është recidivist i veprave të tilla.

Rasti i vjedhjes është denoncuar edhe në Polici, teksa ende nuk dihet nëse është kapur i dyshuari.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/