image Pamje nga vjedhja profesionale në Western Union në Prishtinë

Siguri

Pamje nga vjedhja profesionale në Western Union në Prishtinë

news image

Janë rritur rastet kur duart e hajnave po kapin gjëra të vlefshme nga qytetarët, shtëpitë ose bizneset e ndryshme në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një vjedhje ka ndodhur ditëve të fundit në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë.

Bëhet fjalë për pikën e Western Union që ndodhet afër hotelit “Grand”, ku një grua ka qenë viktimë e një vjedhjes.

Gazeta Sinjali i ka siguruar pamjet nga ky akt, ku shihet se i dyshuari njëherë del dhe e fton viktimën të hyjë brenda t’i kryejë shërbimet, më pas ai afrohet dhe i merr diçka nga xhepi viktimës.

/GazetaSinjali/