image Pamje mahnitëse nga "Festivali i Akullit dhe Borës" në Kinë

Fotografi

Pamje mahnitëse nga “Festivali i Akullit dhe Borës” në Kinë

news image

Ndonëse e gjithë bota po lufton me numër të madh të infektimeve me COVID-19, në Kinë është hapur festivali më i madh dimëror në botë, shkruan Gazeta Sinjali.

Festivali i 37-të i Akullit dhe Borës në Harbin u hap të martën. Ky festival është atraksioni kryesor turistik i qytetit Harbin, që njihet si “qyteti i akullit”, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Sinjali.

Objektet këtu janë të ndërtuara tërësisht me copa akulli dhe të ndriçuara me dritat neoni, ku japin një pamje fantastike.

Qyteti i Akullit’ i Kinës, zakonisht tërheq qindra miliona vizitorë në vit.

Por këtë vit, numri i vizitorëve ka rënë dhe organizatori tha se duhej të anulonte ceremoninë e hapjes së festivalit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

/ Gazeta Sinjali/