Sot rreth orës 20:00 një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Drenoc në komunën e Deçanit, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Deçanit, Faik Jahmurataj.
Arsyet që kanë çuar në kaplimin e shtëpisë nga zjarri, ende nuk janë bërë të ditura, kurse sa i përket personave të lënduar, Policia konfirmoi se fatmirësisht nuk është lënduar askush.
Ndërsa, sa i përket dëmeve materiale, shtëpia pothuajse është djegur e gjitha.
Lidhur me detaje e tjera, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Deçanit, tha se Policia dhe zjarrfikësit janë duke punuar për të zbardhur detaje rreth rastit.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar.