image Pak para formimit të Qeverisë Hoti, AKR-ja vendos nëse do të jetë pjesë e saj

Politikë

Pak para formimit të Qeverisë Hoti, AKR-ja vendos nëse do të jetë pjesë e saj

news image

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re.

Kështu ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj, këshilltar i kryetarit të kësaj partie, Behgjet Pacollit.

Zyberaj ka shkruar në Facebook se AKR-ja do të jetë në opozitë.

“AKR nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. Do të jetë opozitë”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka paralajmëruar se nesër ose të hënën mund të mbahet seanca ku do të votohet Qeveria Hoti. /Gazeta Sinjali/