image Pagesa prej 170 eurove në dorë të presidentit Thaçi, ministria e gatshme të fillojë ekzekutimin e parave

Financa

Pagesa prej 170 eurove në dorë të presidentit Thaçi, ministria e gatshme të fillojë ekzekutimin e parave

news image

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se në momentin që presidenti Thaçi ta dekretojë ligjin dhe të shpallet në gazetën zyrtare, do të fillojë ekzekutimi i pagesave nga Pakoja Emergjente.

Bajrami tha se për shkak të situatës emergjente, do të kërkojnë nga Zyra e Presidentit që ligji të ratifikohet me një afat sa më të shkurt.

“Secili Ligji pasi të hyjë në Kuvend ka edhe një procedurë tjetër për të hyrë në fuqi. Presidenti i Kosovës ka shtatë ditë ose tetë afat për ratifikim, besoj për shkak të situatës do të kërkojmë nga Zyra e Presidentit që ligji të ratifikohet me një afat më të shkurt. Janë gjëra në këtë moment që nuk varen nga ne, varet nga Zyra e Presidentit se kur ai do ta dekretojë dhe të shpallet në gazetën zyrtare. Në momentin që kjo ndodhë, ne si Ministri dhe Thesari është i gatshëm që të fillojë me ekzekutimin e pagesave”, ka thënë Bajrami. /Gazeta Sinjali/