image Pacolli favorizon Osmanin si mandatare për kryeministre

Kosovë

Politikë/ Pacolli favorizon Osmanin si mandatare për kryeministre

news image

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë ideja e Vjosa Osmanit si mandatare, sipas tij ka qenë ide e shkëlqyer.

Pacolli thotë se partia e tij, nuk është faktor, por ka qenë dëshira e tyre që Osmani si Rugoviste të përfaqësonte nevojën për bashkim, që sipas tij, politika dhe shoqëria kosovare ka nevojë sot.

“Ideja e Vjosës mandatare ka qenë një ide e shkëlqyer. Ne si AKR, s’jemi faktor, por kjo ka qenë dëshira jonë, Rugoviste, shprehëse e vullnetit për ndryshim të brezit të ri, ajo do përfaqësonte dhe do të ekzekutonte atë nevojë për bashkim që politika dhe shoqëria kosovare ka nevojë sot. Bashkimi na duhet qoftë për te adresuar problemet politike të brendshme apo ndërkombëtare, qoftë, apo dhe ato ekonomike, shëndetësore”, ka shkruar Pacolli.

Ai tha se i kanë pëlqyer idetë e Osmanit për zgjidhjen e krizës në Kosovë.

“Më pëlqyen idetë e saj për zgjidhjen e krizës. Dhe marrja në konsideratë e këtij skenari, prej një eksperte të së drejtës si Vjosa është konfirmim tjetër se zgjidhja e vetme është ajo në favor të vijimësisë së legjislaturës, pa lodhur popullin me zgjedhje të reja, ashtu si u shpreh Vjosa mbrëmë”, ka shkruar Pacolli në një postim në Facebook./Gazeta Sinjali/