image Pacientët që rezultuan sot me koronavirus vijnë nga këto komuna

Shëndetësi

Pacientët që rezultuan sot me koronavirus vijnë nga këto komuna

news image

Sot janë konfirmuar edhe 11 pacientë me koronavirus në Kosovë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Tupec dhe 2 raste Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Stanovc i epërm, 1 rast Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Vushtrri), komuna e Prishtinës 3 raste  (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, transmeton Gazeta Sinjali.

Po ashtu bëhet e ditur edhe për shërimin e dy pacientëve derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 876 raste. /Gazeta Sinjali/