image OVL-UÇK thirrje liderëve: Ia kujtoni Serbisë krimet e kryera në Kosovë

Kosovë

OVL-UÇK thirrje liderëve: Ia kujtoni Serbisë krimet e kryera në Kosovë

news image

Kreu i Organizatës së veteranëve, Hysni Gucati, u ka bërë thirrje liderëve kosovarë që të bashkohen dhe të kenë qëndrime të njëjta.

Gucati ka kërkuar që në takimin e 27 qershorit në Washington, liderët nga Kosova duhet t’ua kujtojnë serbëve vrasjet, plaçkitjet, shkatërrimet e edhe dhunimet që i kanë kryer në Kosovë.

Delegacioni i Kosovës duhet të ia kujtojë Serbisë vrasjet, plaçkitjet, shkatërrimet, dhunimet e të gjitha krimet që i ka bërë ndaj popullatës shqiptare civile në luftën e fundit në Kosovë“, ka shkruar Gucati në Facebook.

Tutje, Gucati ka thënë se UÇK-ja nuk ka luftuar që sot klasa politike të mos ketë qëndrime të njejta, prandaj sipas tij tani është koha për të treguar se sa ia duan të mirën Kosovës. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3004622199653974&set=a.543540805762138&type=3&theater