image Osmani u dërgon telegram ngushëllimi familjeve të të vrarëve në Gllogjan

Sociale

Osmani u dërgon telegram ngushëllimi familjeve të të vrarëve në Gllogjan

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka dërguar telegram ngushëllimi familjeve të 3 personave që u vranë mbrëmë në Gllogjan të Deçanit.

Në telegramin drejtuar familjeve Mustafaj, Hamzaj e Gjokaj, Osmani ka uruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

“Lajmin për vrasjen e më të dashurve tuaj, Gentianës, Ledionit dhe Ganiut, e kam pranuar me dhimbje të madhe. Prandaj, më lejoni që si qytetare e këtij vendi, si nënë dhe si Presidente e Republikës së Kosovës, ta ndaj me ju dhimbjen e thellë për vdekjen e parakohshme të tyre”, thuhet në telegram.

/GazetaSinjali/